Kategoria e Parë do të rikthehet me 20 prill, për javën e fundit të saj. Llogaritë mbeten të hapura për vendin e dytë, që të dërgon në elitë dhe vendin e gjashtë.

Avantazhi i vendit të gjashtë është që të dërgon në “play-off” për Superioren. Lushnja dhe Apolonia do e diskutojnë mes tyre në javën e fundit.

Ndeshje me mjaft interes do të jenë Vora-Flamurtari dhe Valbona-Besa. Aktualisht vlonjatët kanë 1 pikë më tepër se kavajasit dhe synojnë të ruajnë këtë distancë.

AXHENDA E KATEGORISË SË PARË

20 prill, ora 15:00

Apolonia – Lushnja

Erzeni – Kastrioti

Vora – Flamurtari

Kukësi – Burreli

Korabi – Pogradeci

Valbona – Besa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb