Java e 10 e Superiores, që nis fazën e dytë, do të ketë ndeshje shumë interesante, duke pasur parasysh ngjeshjen e ekipeve në tabelë ku çdo pikë e fituar mund të ndryshojë gjithçka në panoramën e kampionatit.

Sipas planit të FSHF-së, ndeshjet e kësaj jave nisin që të premten, me tre sfida që luhen në këtë ditë. Dy të parat janë ato të drekës, Bylis-Teuta dhe Egnatia-Dinamo. Ndërsa më vonë pasdite luhet Tirana-Laçi, me stadiumin ende për t’u përcaktuar.

Sa i përket ndeshjeve të së shtunës, Elbasani pret Skënderbeun në fushën e vet, teksa java mbyllet me duelin shumë interesant mes Vllaznisë dhe Partizanit, dy nga skuadrat pretendente për titullin në këtë edicion.

JAVA 10
E premte, 25.10.2024
Bylis-Teuta ora 14:00
Egnatia-Dinamo ora 14:00
Tirana-Laçi ora 17:00

E shtunë
Elbasani-Skënderbeu ora 17:00
Vllaznia-Partizani ora 19:30

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb