Me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të zhvillojë një vizitë “surprizë” më 7 mars në Luginën e Preshevës.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, Flamur Gashi, këshilltari i kreut të shtetit për çështjet e Rajonit, ka konfirmuar vizitën e Nishanit, të martën në Bujanoc dhe Preshevë.

Kaq ka mjaftuar që në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc, treva të banuara nga shqiptarët në Serbi, të nisin përgatitjet për pritjen e Presidentit të Shqipërisë.
nishnaiiasbuu-1-768x432
Anës rrugëve në Bujanoc, shihen flamujt kuqezi dhe banderola që i urojnë mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.

Këtë vizite të të parit të shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si njeëvizite historike.

Kreu i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i tha agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se “gjithçka është gati për ta pritur presidentin Bujar Nishanin, ashtu siç e ka adet shqiptari me bukë, kripë e zemër”.

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se deri më tani flamujt shqiptarë janë siguruar sikurs edhe një tapet i kuq prej 100 metrash bashkë me rreth 100 ftesa për të ftuarit nga Lugina dhe diaspora.
flammmKoncull-768x576
“Vizita historike e Presidentit të Shqipërisë, ka rëndësi të madhe për shqiptarët që jetojnë në këto komuna për shkak se tregon se Republika e Shqipërisë interesohet për ne dhe kështu i tregohet botës se ne nuk jemi vetëm”, – ka deklaruar për “Presheva Jonë”, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

“Sipas axhendës së vizitës, Presidenti Bujar Nishani do të vijë në mesditë më 7 mars dhe do zhvillojë një takim të përbashkët me udhëheqësit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ne do të diskutojmë të gjitha problemet që kanë shqiptarët që jetojnë këtu”, – ka deklaruar Musliu.

AXHENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT, BUJAR NISHANI NË BUJANOC E PRESHEVË NË 7 MARS 2017
-Ora 12:00–13:00

Prisedenti Nishani zhvillon takimin me me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu. Pjesë e takimit janë edhe përfaqësuesit e Komunës së Medvegjës, si edhe përfaqësuesit institucionalë dhe politikë shqiptar në këto treva
– Ora 13:00-13:30
Presidenti Nishani zhvillon një vizitë në shkollën fillore “Muharem Kadriu”
-Ora 13:30-15:00
Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit
-Ora 15:00
Nisja e Presidentit Nishani për në Preshevë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb