TIRANË

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka thirrur sot në dëgjesë rektorët e universiteteve publike, të cilët do t’iu përgjigjen pyetjeve për protestën e studentëve si dhe për qëndrimin e tyre ndaj VKM-ve dhe Ligjit të Arsimit të Lartë.

Ky debat do të nisë në orën 10:00, ndërsa pas dy orësh në këtë komisioni do të jetë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.  Ai do të pyetet për ndërhyrjen e Policisë në ambientet e fakulteteve dhe dhunën e ushtruar ndaj studentëve.

Rendi i ditës:

Ora 10:00

Seancë dëgjimore me rektorët e Universiteteve publike për situatën e krijuar në universitete gjatë dhe pas protestës studentore; menaxhimi i situatës rast pas rasti; situata financiare në Universitete; qendrimi e rektorëve ndaj VKM-ve.

Ora 12.00

Seancë dëgjimore, me kërkesën e një grupi deputetësh, me Ministrin e Brendshëm, z. Sandër Lleshaj, për të dhënë shpjegime dhe informacione në lidhje me  dhunën e ushtruar në ambientet e fakulteteve ndaj studentëve.

Mbledhja e ditës së djeshme  e këtij komisioni u shoqërua me përplasje dhe debate mes anëtarëve dhe drejtuesve, ndërsa Albana Vokshi, e cila njëherësh mban frenat e këtij komisioni në replikë me deputetët socialistë, u shpreh  se protesta e studentëve i ka çorientuar këta të fundit.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb