TIRANË-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman inspektojnë Portin e Vlorës. Vizita vjen një ditë pas tentativës së një grupi të madh qytetarësh për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Të mashtruar se mund të përfitonin azil në Gjermani grupi i qytetarëve dje kërkoi të dijë se cfarë po ndodh.

Tahiri pasi takoi autoritetet portale u shpreh se kishte sinjale dy tre ditët e fundit për këtë tentativë dhe se u ndërhy në kohë për t’i ndalur.
Ministri u interesua për mënyrën e trajtimit të rasteve të dyshuara se mund të udhëtojnë në zonën Shengen në këtë formë të parregullt e joligjore.
“Autoritetet shqiptare janë shumë të angazhuara për të hetuar cdo rast trafiku apo tentative për të mashtruar qytetarët duke u premtuar azil. Deri tani janë 5 të arrestuar dhe hetimet po vijojnë dhe për asetet pasurore të trafikuesve”.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: