TIRANE- Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaroi se azilkërkuesit shqiptarë mund të kthehen në ‘bombë’ për lëvizjen e lirë.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Gjosha tha se në raportin mbi azilkërkimin, sërish Shqipëria renditet në krah të vendeve me numër të lartë të njerëzve që largohen jashtë vendit.

Sipas Gjoshën, deliri i qeverisë për arritjet e mëdha imagjinare shprehet në skemën e mëposhtme, përmes grafikut që ajo ka postuar.

REAGIMI I GJOSHËS
Azilkërkuesit mund të kthehen sërish në bombën e madhe të perspektivës tonë evropiane dhe të lëvizjes tonë të lirë!
Sot në një raport mbi azilkërkuesit për herë të parë në vendet e BE, Shqipëria renditet përsëri krah vendeve me numër të lartë të njerëzve që largohen nga vendi. Ndryshimi i vetëm dhe absurd është fakti që vendi ynë nuk është as në gjendje lufte dhe as një vend jashtë kufijve të Europës.
Ky numër i lartë edhe gjatë muajve të fundit të 2018-ës, përvec se është një tregues i gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi ekonomikisht, çështja është se në muajt që vijnë ky fenomenon do të kthehet në bllokues të negociatave dhe të perspektivës europiane të Shqipërisë!
I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kërkohet Komisionit Europian të shprehet në një raport të posaçëm për çështjen e azilkërkuesve shqiptar. Aq sa mund të duket thjesht si çështje raportesh në letër, aq dhe mund të kthehet në një rrezik për lëvizjen e lirë dhe rikthimin e vizave!
Deliri i qeverisë për arritjet e mëdha imagjinare shprehet qartë në skemën e mëposhtme!

42489190 896139680577489 3786962343800340480 N
42489190 896139680577489 3786962343800340480 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb