Diçka është “thyer” në shtëpinë e Borusia Dortmund. Nëse formacioni i Jurgen Klopp në Evropë ka shfaqur një futboll solid, një makineri golash, që kaloi fazën e grupeve një turn përpara, në Bundesliga është hija e vetvetes.

Vetëm 3 fitore në 13 jave kampion, vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit, por mbi të gjitha vendi i fundit në kampionat. Një krizë identiteti po e shndërron këtë sezon në një dështim spektakolar, një makth i vërtetë për tifozët verdhezi. Humbja e fundit përballë Frankfurtit ka bërë që edhe vendi i Jurgen Klopp të vihet në dyshim, por është vetë trajneri i Dortmund-it që nuk ka ndërmend të largohet.

“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen. E kuptoj që përgjegjësia është e ima, por nëse largimi im do ishte zgjidhja e kësaj krize, atëherë do mjaftonte vetëm një telefonate. Por askush nuk vjen të më thotë se është dikush që mund të bëjë më mirë. Nuk mund të qëndrojë me çdo kusht, por as nuk mund të largohem pa një zgjidhje më të mirë”, ka thënë Klopp në një intervistë për Sky.

 

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb