B.Dortmund humbi titullin në frymën e fundit por verdhezinjtë nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Ende pa u hapur merkato, kanë nisur punën për të rivalizuar sërish Bayern Munich. Brenda pak ditësh, B.Dortmund bëri zyrtar afrimin e tre lojtarëve, Schulz, Brandt dhe Thorgan Hazard, tre blerje të rëndësishme por as që kanë ndërmend të ndalen këtu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”: Dortmund kërkon të rikthej në Bundesligë, Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat sapo ka rinovuar kontratën e tij me Juventus por është i vetëdijshëm se me Ronaldon në Torino, minutat për të do të jenë gjithnjë e më të pakta.

Mandzukic
Mandzukic

Mandzukic mund të joshet nga ideja për të qenë titullar fiks, e njeh shumë mirë futbollin gjerman, ndërsa Dortmund do ti ishte skuadra ideale për të nisur dhe një herë gjithçka nga e para, mbi të gjitha verdhezinjtë i ofrojnë një rol si protagonist dhe në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb