SERBI-Në fund të majit të këtij viti, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se do të vizitojë Shqipërinë.

Sipas portalit B92, kreu i qeverisë serbe do të vizitojë Tiranën më 28 dhe më 29 maj, kohë kur do të zhvillohet një forum i madh ekonomik.

Së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Vuçiç do të ketë disa takime me qëllim realizimin e disa projekteve të përbashkëta investuese.

“Me këto projekte do të paraqitemi bashkë në Bruksel”, ka thënë Vuçiç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: