Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures. Në një ceremoni, të zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore, besimtarët kanë përkujtuar 72 dëshmorët e rënë në tragjedinë e Qerbelasë.

Në mesazhin e tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi, iu është drejtuar dhe politikanëve shqiptarë, duke iu kërkuar t’i afrohen veprës së Imam Hysenit, se do gjejnë në të konceptin e tij për pushtetin, që do të jetë një pushtet në shërbim të popullit.

“U themi politikanëve shqiptarë që t’i afrohen aq sa munden jetës dhe veprës së Imam Hysenit, se do gjejnë në të jo thjesht kuriozitetin historik dhe fetar, por në mënyrë të veçantë konceptin e tij për pushtetin, që do jetë vërtet në shërbim të popullit.

Ta meritojnë respektin e popullit dhe jo ta kërkojnë atë përmes kulmeve e premtimeve të pambajtura, çka e çon këtë vend në zgrip të varfërisë”, tha Baba Mondi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb