Një konflikt mes ish-bashkëshortëve, viktimë e të cilit është një fëmijë vetëm 5 vjeç. Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë ndaj një babai për “kryerjen e veprave të turpshme me minoren”, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Sipas të dhënave zyrtare, Besnik Selita është denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij, me akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten aktuale në sy të djalit 5-vjeçar.

Selita ishte divorcuar prej më shumë se 2 vitesh nga gruaja Sada Lufta, me të cilën ka një djalë 5 vjeç, ndërsa në qershor të këtij viti është celebruar me bashkëshorten aktuale Ornela B.

Në një rrëfim për Balkanweb, e tronditur dhe shpesh në lot, gruaja deklaron se gjithë kjo ngjarje është një sajesë nga ish-bashkëshortja e cila nuk e duron dot faktin se tashmë Besniku ka krijuar një familje të re. Ajo thotë se marrëdhëniet me bashkëshortin i ka shumë të mira dhe për shkak të këtij raporti edhe fëmijët, djali i burrit 5 vjeç dhe djali i saj 14 vjeç shkojnë shumë mirë.

“Krijuam një lidhje të re, jemi një kopje ideale. Këtë lumturi përpiqeshim t’ia transportonim edhe fëmijëve. Ish-bashkëshortja nuk e suportoi dot këtë lumturi dhe u fut edhe tek prindërit e mi dhe na del një fabul e tillë. Ajo e akuzoi dhe për përdhunim por analizat ishin negative. Nëna e djalit ka regjistruar edhe një video, ku e sugjestiononte djalin dhe e mësonte të fliste fjalë që një 5-vjeçar nuk i thotë dot kurrë. Ish-gruaja nuk ka zbatuar kurrë vendimin e gjykatës për fëmijën, për orët dhe kohën që duhet të kalonte me të atin”, tregon Ornela.

Ndërsa nuk i mban dot lotët ajo thotë se ish-gruaja ka përdorur çdo mjet dhe presion për t’i ndarë.

“Ajo ka dërguar edhe babain e saj të fliste me babain tim, duke i thënë fjalët më të rënda për Besnikun. Si arrin një nënë t’i mësojë fëmijës atë fjalor, fjalë monstruoze?!”, thotë ajo.

Për sa i përket pranisë së psikologes në vëzhgimin e fëmijës 5-vjeçar, Ornela tregon se përfundimi i psikologes ka treguar se fjalët ja mësonte nëna.

“Psikologia kishte shkruar në raport se ‘nëna ndërhynte herë pas here për t’i kujtuar djalit gjërat që i kishte thënë në shtëpi’”, thotë ajo.

Ornela rrëfen më tej se djali ishte rritur në parukeri, mes grave dhe ishte shumë i izoluar dhe falë bashkimit me të atin dhe kohës që kalonte ndryshoi gjendje.

“Djemtë filluan të lidheshin me njeri-tjetrin. Fëmija ishte rritur në parukeri, mes grave. Ishte i izoluar. Sa herë e çonim në shtëpi tek nëna e tij, qante dhe thoshte nuk dua të shkoj atje. “Do vish nesër?”, e pyeste të atin dhe ai i shkruante orarin kur do ta merrte në dorë. (qan)

“Më vjen shumë keq që ndodhin këto gjëra. Besniku donte të krijonte një familje të re. Nuk i ishte mbushur njëherë shpirti me fëmijën e tij se nuk e kishte lënë. Sada Lufta ka shkuar ka takuar prokurorin dhe i ka thënë ‘mos e nxirrni sepse do më vrasë’. Dhe ndaj burri im është sot në burg”, deklaron ajo, ndërsa shton se tashmë e kanë gati dosjen për zgjidhjen ligjore të kësaj çështjeje me akuza shumë të rënda.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: