Një histori e trishtë është rrëfyer në emisionin Me zemër të Hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti.

Të ftuara në studio ishin Vjollca, Gjenovefa dhe Rolandi. Vjollca u braktis nga bashkëshorti, kur ajo kishte dy djemtë e vegjël, ndërsa tashmë e ka braktisur edhe një nga djemtë, Erjoni.

Vjollca u shpreh se bashkëshorti e la të vetme me dy djem dhe është larguar drejt Greqisë. Ndërsa, Gjinofeva tha se pas braktisjes, ka parë motrën në gjendje të keqe dhe e ka ndihmuar atë bashkë me nipërit. Fati tragjik i Vjollcës shtohet edhe më tepër, pasi ajo braktiset më vonë edhe nga djali tjetër, Erjoni.

Gjinofeva: Motrën time e ka braktisur burri dhe i ka lënë fëmijët që 2 vjeç. Burri i saj iku në Greqi dhe më pas nuk është kthyer më. Rolandi është 37 vjeç dhe Erioni 35 vjeç. Babai i braktisi. Fëmijët janë jetimë me babë gjallë. Babai nuk ka dhënë asnjë pension ushqimor. Unë për motrën time jam bërë motër, jam bërë baba, jam bërë gjithçka.

Vjollca: Dy vite ndenja martuar, pastaj jam ndarë, më la e vetme me dy fëmijë. Me babanë e fëmijëve jam njohur me shkesë. Kur iku nuk më tha asgjë. Unë e kam bërë divorcin, pasi ai nuk është kthyer më. Vinte njëherë në vit, shikonte fëmijët e nuk më sillte asgjë, vetëm motra ime më ndihmonte.

Rolandi: Babanë e kam takuar për herë të fundit më 2018-2019. Ka ushtruar dhunë në familje. Nuk donte t’ja dinte a ka bërë fëmijë a jo, kjo më ka acarruar shumë. Ai beqar është.

Gjinofeva: Ajo është braktisur nga bashkëshorti, por edhe nga djali Erjoni, kur ky i fundit ishte adoleshent. Motra ka marrë në ngarkim fëmijët. Dy fëmijët janë lënë në mëshirë të fatit kur ishin të vegjël, hanin bukë nëpër mbeturina. Ne i morëm në Greqi, i çuam nëpër shkolla në shtetin grek dhe kur kanë qenë adoleshentë djemtë, janë kthyer në Shqipëri. Motra ime ka bërë punë të rëndomta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb