BRITANI E MADHE

Kontakti i fundit mes Thomas Markle dhe Meghan Markle daton në maj në prag të martesës së saj me princin Harry. Pas kësaj ai u përjashtua nga jeta e tij. Tashmë disa muaj më vonë ai i ka bërë thirrje vajzës së tij për t’u bashkuar. I ftuar në “Good Morning Britania” Thomas i ka bërë thirrje për pajtim vajzën e tij.

“Të dua shumë, ti je vajza ime dhe dua të di se çfarë bën ”- ka thënë Thomas në televizion. Pa marrë parasysh dallimet tona, ne duhet të jemi në gjendje t’i zgjidhim ato sepse ne jemi pjesë e së njëjtës familje, prandaj të lutem kontakto me mua. Shpresoj që kjo gjë të zgjidhet, nuk mund të zgjasë përgjithmonë”- ka thënë ai në televizion.

Babai i Meghan nuk e shoqëroi në altar vajzën e tij sepse ai kishte kryer një ndërhyrje në zemër ose edhe për probleme të tjera. Meghan dhe babai i saj asnjëherë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira.

“Nuk kam ndërmend të hesht për gjithë jetën time. Unë e dua shumë vajzën time dhe duhet të di se çfarë bën. Nuk ka rëndësi nëse takohemi ose jo mjafton ta di që është mirë, më mjafton qofte edhe një mesazh në telefon” – ka thënë më tej Thomas Markle.

Në pranverë princ Harry dhe Meghan do të bëhen me fëmijë dhe babai i kësaj të fundit nuk ka harruar pa e përmendur këtë fakt.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë në rregull dhe shumë shpejt të shoh Harry-in ose Meghan-in e vogël. Unë kam babai i Meghan dhe gjyshi i fëmijëve të saj” – përfundoi babai i dukeshës së Sussex.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb