“Shqiptarët për shqiptarët” takoi babain e Shëndritit, 14-vjeçarit të aksidentuar rëndë në Prishtinë teksa kalonte rrugën për të blerë bukë. Ai kërkon i dëshpëruar dhe me shpirt të brengosur ndihmë për djalin e tij, i cili nuk lëviz as flet dot.

14-vjeçari vuan nga infeksione të shumta dhe ka dhimbje të tmerrshme të kokës. Mjekët i kanë thënë familjes ta operojnë djalin por ata nuk i kanë 22 mijë euro.
“Aksidenti ka ndodhur në 14 maj 2016, djali ishte duke shkuar drejt furrës së bukës për të marr bukë. Ishte me biçiklete. Ndërkohë një djalosh tjetër, e aksidentoi atë me veturë. Mandej e kanë çuar në spital. Është trajtuar në spitalin e Prishtinës. Aksidenti e ka lënë më shumë probleme të vështira dhe të mëdha shëndetësore. Djalin e çojmë çdo tre muaj në spital, herë në spital, herë në shtëpi, në shkollë shkon shumë pak. Djali ka munguar shumë në shkollë. Kjo për shkak se i infektohet plagët që ka marrë në aksident. Për shkak të infektimit është në gjendje paralize.

Bllokohet. Ai bllokohet krejt dhe e dërgojmë në spital për trajtim. Por atij i duhen operim. Këto dy vitet e fundit i kemi kaluar më tepër në spital sesa në shtëpi. Kam dëshirë që djali të rikthehet në shkollë, të luajë. Por ne rrimë nëpër spitale çdo ditë. Nuk e dimë nga vjen gjithë ky infeksion tek djali. Kanë zbuluar se ka një vrimë në tru dhe ka të dëmtuar sinusin dhe kjo duhet operuar. Jam shumë i lodhur mundësitë e mia janë harxhuar. Shpirti më dhemb për djalin, do kisha dhënë jetën për të. Unë vdes pa të. Kërkoj nga shqiptarët kush ka shpirt dhe zemër ta shëroni këtë djalë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb