TIRANE – Vetëm dy javë më parë, reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi në pranga e policisë me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të lëndëve narkotike. Por, më shumë se sa ky lajm, zhurmën në media e shkaktoi pikërisht prania e vajzës bionde që u gjend në të njëjtën dhomë me Stresin gjatë momentit të arrestimit.
Dhe ajo nuk ishte Kejsi, e fejuara e reperit! Mediat e përfolën gjatë për identitetin e saj, por vetëm sot është zbuluar e vërteta. Ka qenë babai i Stresit, Sali Lushaj i cili ka folur publikisht duke dhënë kështu edhe një version zyrtar sipas tij të ngjarjes.
Në një intervistë të tij për “SevenBizz”, i ati i këngëtarit është shprehur se e gjithë situata është inskenuar, pasi vajza ka qenë thjesht e vetëm një fanse që kërkonte të bënte foto me djalin e tij.
“Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi me Stresin, për 2 minuta aty ka hyrë policia. Vajza ka qenë e ulur në karrike dhe në ato momente ka ndërhyrë policia e cila ka filluar direkt të bëjë kontroll” -ka thënë babai i Stresit.
(BalkanWeb)

