Personi që shihni në foto është djali i çiftit të moshuar që vdiqën sot në Konispol.
BalkanWeb ka siguruar foton e Klement Islamaj, dyshohet se pasi babai i kishte vrarë me sëpatë nënën, në konflikt e sipër, ka hedhur nga shkallët Huso Islamaj dhe për pasojë ky i fundit ka humbur jetën.
40-vjeçari ndodhet në polici, ku po jep sqarimet e tij për ngjarjen. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Shalës. Huso Islamaj akuzohet se ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Shano Islamaj. Policia po heton rreth ngjarjes.