41-vjecari Klementin Islamaj, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj, do të marrë pjesë në varrimin e dy prindërve të tij.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, sipas së cilave, Klementin Islamaj do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet në orën 11.00 në fshatin Shalës, i shoqëruar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Në fakt edhe pozitat e tij para ligjit duken të lehtësuara, pasi nga të gjitha provat dhe faktet, duket se vrasja e 69-vjecarit Hysen Islamaj nuk ka ardhur as në formë hakmarrje për vrasjen e nënën së Klementinit e as si rrjedhojë e dashjes së drejtpërdrejtë nga ana e tij.

Nuk dihet ende se cfarë akuze ka ngritur Prokuroria ndaj 41-vjecarit, por burime bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë lehtësuese në favor të autorit të dyshuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb