Përcillet në banesën e fundit babai i futbollistit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit u krye në fshatin ku banonte familja e futbollistit. Ajo që bie në sy në këtë ceremoni varrimi, është fakti se arkivoli i të ndjerit është i mbuluar nga një sexhade me shkronja arabe që praktikohet për falje dhe jo me flamurin kombëtar. Përveç kësaj, mediat kosovare shkruajnë se në varrim kanë marrë pjesë imamë radikalë, të cilët edhe kanë qenë të arrestuar gjatë verës së kaluar nga Policia e Kosovës, njëri prej te cileve Hoxha Ekrem Avdiu nga Mitrovica. Po ashtu në varrim ka marrë pjesë edhe deputeti Gëzim Kelmendi. Nga Shqiperia në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjese edhe trajneri i kombetares De Biazi, presidenti i FSHF Armando Duka dhe menaxheri Alban Bushi e miq te futbollistit.
(a.n/News24/BalkanWeb)
