Një vajzë 14-vjeçare arriti të parandalojë një krim në familje, teksa njoftoi policinë se babai i saj po masakronte nënën.
“Përshëndetje, babai po masakron nënën”, ishte telefonata që mbërriti në policinë e Frosinones. Ngjarja ka ndodhur në Ferentino, në provincën e Frosinones, kur një 32-vjeçar, tashmë i njohur për policinë, u arrestua pasi kishte rrahur brutalisht partneren e tij.
Burri e kishte dhunuar partneren, duke e goditur me shqelma dhe grushta dhe dhuna do të ishte kryer në sy të fëmijëve.
Pastaj, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai shkonte e bënte dush. Policia u lajmërua nga një telefonatë në 112 nga vajza 14-vjeçare e çiftit, e cila kishte denoncuar se ishte dëshmitare e një debati të dhunshëm mes prindërve së bashku me vëllain e saj 6-vjeçar.
Gjithçka do të “zgjidhej” më pas me ardhjen e gjyshes.
Punonjësit e Qendrës Operative të Kompanisë Anagni, të cilët duke e qetësuar vajzën e vogël dhe duke e mbajtur në telefon, dërguan menjëherë ushtarët e stacionit lokal në vendngjarje për të konstatuar realisht se çfarë po ndodhte në shtëpi.
Me të mbërritur në shtëpinë e çiftit, policia gjeti partneren 35-vjeçare të burrit me ënjtje të dukshme në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë.
Pavarësisht frikës, gruaja e qetësuar nga prania e ushtarakëve tha se pasdite burri e kishte goditur me shqelma dhe grushta. Gjatë hetimeve, karabinierët konstatuan se dhuna fizike dhe psikologjike ndaj gruas kishte kohë që vazhdonte dhe sigurisht që nuk ishte një episod i rastit.
35-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa partneri i saj është arrestuar menjëherë.