Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka pasur sot në fokus jetën e vështirë të Afërditës nga Lezha. U martua me Romeon nga Kuçova dhe në shkurt të vitit 2011 u bë nënë për herë të parë me një djalë. Ajo thotë se pavarësisht ardhjes në jetë të djalit bashkëshorti vazhdonte të ishte një njeri problematik, pjese e një bote të inkriminuar dhe çdo qindarkë të fituar e shpenzonte me vajza të tjera me të cilat ndërtonte raporte jashtë martese.


Pas 3 vitesh nuk kishte më asnjë arsye që ky raport të vazhdonte, për djalin kujdeseshin vetëm prindërit e saj ndaj iu drejtua gjykatës dhe bëri divorcin. Ai e braktisi të birin, e ka kërkuar vetëm një herë përmes internetit dhe nuk është bërë më kurrë i gjallë.



Afërdita u lidh me një shtetas turk me të cilin bashkëjeton aktualisht dhe ka edhe një vajzë. Shqetësimi më i madh është djali, nuk merr dot as një certifikatë për të dhe nuk bën dot asnjë lloj dokumentacioni që ta marrë me vete dhe ta fus në shkollë.

E gjendur në një udhëkryq të tillë ajo kërkon ndihmë që i biri të jetë si të gjithë fëmijët e tjerë e të mos penalizohet nga braktisja e të atit.

Kjo pasi, i ati nuk i jep autorizim që ajo t’i bëjë dokumentet të birit dhe ta marrë jashtë atje ku edhe ka ndërtuar një jetë të re.

Ndërkohë që i ati as nuk do t’ia dijë për të birin, sipas saj, nga ana tjetër nuk e lejon nënën ta marrë me vete. Aktualisht Alkeo jeton me prindërit e saj në një fshat të thellë të Lezhës, ndërkohë që Afërdita vjen shpesh nga Turqia për ta takuar dhe kujdeset për të. Por ajo kërkon ndihmë që të mund ta marrë djalin për të jetuar me të.

“I ati nuk do t’ia dijë për djalin. Pse ta çoj në Kuçovë djalin unë. Në zyrën e përmbarimit në Lezhë ia çoj unë por nuk ka ardhur asnjëherë ta kërkoj. Alkeo nuk pyet për babain. I tha më ço letrën që të shkoj me mamin. Unë jetoj shumë mirë në Turqi. Alkeo ka 5 vite që i thërret baba, babait të motrës. Thotë është babai im pastaj i motrës. Ai nuk e pranon babain e tij se thotë më ka rrahur. Të gjitha i mban mend.
Nuk e çoj dot djalin në shkollë, sepse nuk ka shkollë në fshat. Ndërsa në Lezhë nuk e çoj dot se është larg. Nga fshati në Rrëshen është 40 minuta. Ndaj kërkoj nga shteti të më ndihmojë”, tha gruaja.

(m.k/BalkanWeb)