Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit gjyqësor për dosjen “Babalja” sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u shpreh se erdhi sot në gjykatë me vullnetin e tij të lirë. Bardhi tha se është njoftuar nga media se duhej të paraqitej sot në gjykatë.

Ndër të tjera Bardhi u shpreh se nuk e ka takuar kurrë më parë Fredi Alizotin.

“Jo nuk pati asnjë përballje me Fredi Alizotin, atë zotëri e shikoja për herë të parë dhe nuk jam takuar kurrë me të. Me Albert Veliun, jam takuar darkën e ditës që bëmë denoncimin e vëllait të ish-ministrit Xhafa.” u shpreh Bardhi.

Gjithashtu Bardhi theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se ky është një gjyq i montuar politikisht për të intimiduar përfaqësues të PD-së të mos kryejnë më denoncime të këtij lloji.

“Mendoj që cdo denoncim i PD që ka bërë për përdorim politik me qëllim mbrojtjen e vëllai të ish ministrit vijon sot e kësaj dite. ka patur një cështje në prokurori për përfshirje dhe sot nuk ka asnjë rezultat mbi këtë hetim. Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se ka nisur një hetim pasuror ndaj tij dhe edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, askush nuk di se c’po bëhet me këtë proces. Kjo provon se ky proces është i montuar politikisht ndaj denoncuesve dhe përfaqësuesve të opozitësve. Qëllimi i tij është të intimidojnë përfaqësues të opozitës të mos denoncojnë” vijoi më tej Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb