Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Erviin Salianji, në lidhje me çështjen ‘Babalja’. Po ashtu togat e zeza kanë dhënë 2 vite burg për Fredi Alizotin, ndërsa për Albert Veliun 3 vjet 5 muaj burg. Pavarësisht vendimit për Salianjin, demokrati nuk do të arrestohet, pasi duhet të ketë vendim të formës se prerë. Mësohet se fajtor është deklaruar edhe gazetari Jetmir Olldashit, i cili u dënua me 6 muaj burgim dhe pezullimi i dënimit me shërbim prove duke kryer 100 ore pune ne shërbim publik.

Kujtojmë se prokiroria në pretencën e saj kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji, dënim që konvertohet në 3 vite shërbim prove sa i takon akuzave për çështjen ‘Babalaja’, ku vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj u fajësua për trafik droge. Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin prokuroria kërkoi 1 vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara.

“BABALJA”
Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: