TIRANË

Gjykata e Tiranës ka vendosur të nisë procesin e gjykimit për dosjen “Babalja”. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ka përfunduar seanca paraprake për dosjen dhe gjykatësi paraprak firmosi për kalimin e çështjes në gjyq.

Katër të pandehurit në seancën që zgjati jo pak kërkuan pushimin e gjykimit, kërkesë e cila nëse do ishte pranuar, do konfirmonte faktin se prokuroria kishte dështuar me hetimet e saj.

Të pandehur janë ish-deputeti Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Sot Salianji deklaroi se nuk intimidohet nga paditë ndaj tij dhe se do të ketë surpriza të tjera në të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb