TIRANE- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas ekspertizës  së zërit të verifikuar në Mbretërinë Bashkuar, e cila sipas tij provon se zëri në audio është i Agron Xhafajt,  vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Berisha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” liston disa argumente, që në optikën e tij, tregojnë qartë dhe nxjerrin zbuluar maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.

Mes tjerash Berisha shkruan se shqiptarët ende nuk kanë parë gjë akoma.

“Ekspertiza britanike zhvesh cullak Kallam Deshtakun. Provon si supertrafikant Geron Xhafen! Ajo fakton:1- Zeri i materialit te regjistrimit eshte i ngjashem me zerin e supermafiozit qeveritar Agron/Geron Xhafa.

2- Zeri i materialit te bisedes midis Geron Xhafes dhe Albert Veliun nuk ngjason me zerin e aktorit Fredi Alizoti por me ate te Agron Xhafes!

3 – Kallam Deshtaku ka derguar ne Britanine e Madhe jo materialin origjinal te bisedes se regjistruar midis Geron Xhafes dhe Albert Veliut por ka derguar vetem kopjen e rregjistrimit te paraqitur nga mediat me titrime me qellim qe te pegoje ekspertizen e cila kerkon gjithnje materialin origjinal dhe jo kopjen per te nxjerre perfundimin e sakte.

4- Ekspertiza britanike i jep goditje asgjesuese ekspertizes brenda 24 oreve te Kallam Deshtakut, i cili pasi organizoi biseden telefonike midis Fred Alizotit dhe Alfred Veliu (ne qendren e azilit ne Kosove) deklaroi publikisht se zeri nuk eshte i Geron Xhafes duke besuar se do mund te shiste zerin e aktor Alizotit per zerin e Xhafes.Ekspertiza nuk konfirmon zerin e Alfred Alizoti si te ngjashem me zerin e personit (Geron Xhafes) qe bisedon me Alfred Veliun por habitshem ajo gjen se zeri i aktorit Alizoti ngjasonte me ate te tre mostrave tjera krahasuese te derguara si placebo per ekspertize dhe konkretisht me mostrat zerit te Ardi Alizoti, Ardi Xhafes dhe Geron Velise, i cili te dashur miq eshte i njejti person, anetar kryesor i bandes se Geron Xhafes por qe ne sherbim te Faqezi Droges dhe Kallam Deshtakut preferon shume emra dhe mbiemra. Si perfundim, nuk keni pare gje akoma! ps: Placebo dmth ne kete rast nje moster qe perdoret per kontroll krahasues e detyrueshme per çdo ekspertize! Sb”, shkruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb