TIRANE
Këtë të shtunë në News24 ka qenë i ftuar analisti Shpend Gashi në programin “FitStation” me moderatoren Çenkuela Hasa! Në këtë intervistë ndër të tjera ai shprehu dhe qëndrimin e tij në raport me komunitetin LGBT.
“Unë e di orientimin tim seksual dhe nuk e kam problem nëse ti thua jam gay, nuk të vi të futem në krevat se unë e dua femrën, por nuk e pranoj dot që nesër të vi fëmija im dhe të thotë që unë dua Hasanin. Këta pretendojnë të jem nga New York, por unë jam rritur në Fier. Ne meshkujt heteroseksual po shihemi si “fosil”. Dil dhe thuaj marr fonde apo se di”- tha Gashi në News24.