Analisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin Log. në News 24 tha se ka rënë entuziazmi tek qeverisja pak para zgjedhjeve.

Baçi theksoi se Sali Berisha duhet të kërkojë t’i hapet dosja. Ai shtoi se nëse Berisha vërteton se për dosjen e tij janë paguar para, atëherë moralisht non grata bie.

Agim Baçi:  Ka rënë entuziazmi tek qeveria. Rama lobon për kundërshtarët politikë. Mund ta ketë bërë kundër Sali Berishës. Unë do doja që Berisha të kërkojë të hapet dosja.

Sepse nëse ka pasur investime për të ndërtuar një dosje për Berishëm, atëherë nuk ka rëndësi non grata. Këmbëngulja e Berishës është që të hapet dosja e tij. Soros ka qenë këtu, nuk u shfaq tani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb