Analisti Agim Baçi, në një intervistë jnë rubrikën Opinion në News 24 ka kritikuar opozitën.

Baçi tha se opozita nuk ka krijuar lidhje direkt me qytetarët. Ai tha se beson se opozita është shah mat, pasi konteston SPAK, që ka besimin e 80 përqind të qytetarëve.

“Është paksa e çuditshme sesi maxhoranca fitoi thellë në Himarë. Asnjë nga kandidatët nuk kishte lidhje direkt me zonën. Maxhoranca angazhoi çdo organizëm për të marrë vota, por edhe opozita nuk ka lidhjen direkt me qytetarët. Opozita thotë se është me Berishën dhe nga ana tjetër kritikon fort SPAK. Opozita ka humbur shansin për të ngritur alternativë qeverisëse.

Halli më i madh i opozitës është bërë Sali Berisha. Jam i bindur se një pjesë e madhe e opozitës e përshëndet SPAK-un, pasi ka goditur figura të larta që janë të korruptuar. Dumani nuk mund të jetë kauboj, që del me pistoletë. Edhe institucionet kanë audite, që nuk raportojnë korrupsionin. Opozita është shah mat, sepse konteston një institucion si SPAK, që ka mbështetje të popullit 80 përqind”, tha Baçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: