PRISHTINE- Familjarë të Isa Boletinit së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, janë takuar sot me kryeministrin Isa Mustafa për të diskutuar rreth ceremonisë së varrimit të heroit kombëtar në Boletin.


Pas takimit, kryebashkiaku i Mitrovicës tha se kryeministri Mustafa iu ka premtuar se ceremonia e varrimit të heroit kombëtar do të kryhet sipas kërkesës së familjarëve dhe komunës në vendlindjen e tij në Boletin, citojnë mediat kosovare.


Bahtiri tha se shefi i qeverisë pritet që këtë vendim të marrë në dy ditët e ardhshme. Por deri më tani askush nga qeveria nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: