Bajerni i Mynihut përmbys gjithçka. Kur dukej se bardhezinjtë e Juventusit do të triumfonin në ‘Alianz Arena’ në takimin e vlefshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, bavarezët barazuan në limitet e kohës së rregullt, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Skuadra e Alegrit nuk mundi të bëjnë asgjë përballë një Bajerni krejt tjetër në dy pjesët e dyta shtesë.

Fillimisht, Myler Barazoi në mitën e 90′, ndërsa Alkantara kaloi gjermanët në avantazh 3-2. Goli final u realizua nga Koman dy minuta më pas, duke çuar vendasit në 8 skuadrat më të mira të Europës.

Juventus ka surprizuar gjermanët e Bajernit të Munihut duke fituar 0-2 në pjesën e parë. Pogba kaloi bardhezinjtë në avantazh me golin e realizuar që në minutën e pestë, ndërsa Kuadrado dyfishio rezultatin në minutën e 28′. Edhe pse Bajerni u shfaq rezikshëm në portën kundërshtare, italianët u treguan më të saktë në finalizim.

Në takimin tjetër, Barcelona kryeson 1-0 ndaj Arsenalit. Nejmar shënoi për katalanasit në minutën e 18′, duke thelluar rezultatin pas fitores së parë në Londër.

Ndeshja e parë mes bavarezëve dhe bardhezinjve ka dalë në barazim 2-2 në Torino, ndërsa Barcelona ka fituar 2-0 në Londër.

Rezultatet:

Bajern i Mynihut – Juventus 4- 2
Gol: Pogba 06′, Kuadrado 28’/ Levandovski 73′, Myler 90′, Alkantara 108′, Koman 110′
Barcelona – Arsenal 3 – 1
Gol: Nejmar 18′, Suarez 65′, Mesi 88’/ Elneni 51′

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: