Mançester Siti ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh që Bajerni i Mynihut ka bërë javën e shkuar pëër shërbimet e anësorit gjerman të klubit anglez, Leroi Sane. Lajmin e ka publikuar “The Guardian” dhe natyrisht që Rumegine me Hënesin nuk kanë mbetur të kënaqur nga ky refuzim.


Kjo sepse kampionët e Gjermanisë po kërkojnë zëvendësuesit e denjë për Arjen Roben dhe Frank Fiberi, që në mbyllje të këtij sezoni, i dhanë fund edhe eksperiencës së tyre shumë vjeçare në Bavari. Gjithsesi, ende nuk dihet hapi i radhës nga ana e Bajerit, në do të rrisë ofertën, apo në do të ndryshojë shenjestër dhe të kërkojë një tjetër element.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb