Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Haic Rumenige, i tërheq veshin skuadrës pas fitores së vuajtur në Champions League ditën e djeshme kundër Olimpiakosit, gjatë së cilës kampionët gjermanë humbën një tjetër lojtar për shkak dëmtimi, Lukas Hernandezit, që do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në ligamentet e kaviljes.


“Nuk besoj se paraqitjet e bëra do të na çojnë te suksesi nëse nuk arrijmë të menaxhojmë gjërat”, ka thënë Rumenige në darkën me me ekipin pas ndeshjes së djeshme. Pas tre fitoreve radhazi në Europë, Bajerni po arrin fazën me eliminim për të dymbëdhjetën herë radhazi. Por pavarësisht kësaj, Rumenige nuk është i kënaqur dhe sheh nga infermieria. Hernandez ende nuk dihet sesa do të qëndrojë jashtë fushe, ndërsa shoku i repartit, Nik Shyle, do të qëndrojnë 6 muaj jashtë fushave të blerta.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb