Anësori francez i Bajernit të Mynihut, Lukas Hernandez, që u dëmtua pak ditë më parë në takimin e vlefshëm për Champions League kundër Olimpiakosit, do të qëndrojë larg fushave për gjashtë javët e të ardhshme. Hernandez, u operua sot në Murnau të Bavarisë nga doktori Xhejms Gebël.

Ky është lajm i mirë për Bajernin, drejtuesit e të cilit u tronditën kur mësuan se mbrojtësi kishte thyer pjesërisht ligamentet e kaviljes. Ky ishte dëmtimi i dytë i rëndë në pak ditë pas mbrojtësit Shyle, i cili praktikisht ka mbyllur sezonin. Tashmë Hernandez pritet të bashkohet me skuadrën në mesin e muajit dhjetor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb