Një sjellje pak profesionale dhe e parespektueshme, kështu e ka cilësuar drejtori sportiv i Aintraht Frankfurt, sjelljen e drejtuesve të Bayern Munich të cilët gjatë kësaj të enjteje kanë zyrtarizuar kroatin Niko Kovac si trajnerin e ri të skuadrës për tre vitet në vazhdim duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Kovac është nën kontratë me Frankfurtin deri në verën e vitit 2019-të, por në marrëveshjen mes palëve ka një klauzolë largimi prej 2 milionë eurosh të cilën Bayerni do ta paguajë.

Fredi Bobic ka akuzuar Bayernin përse nuk i ka kontaktuar më herët drejtuesit e Frankfurtit për këtë lëvizje të tyre.

Ai ka shtuar se sjella e drejtuesve bavarezë ka qenë joprofesionale dhe e parespektueshme, ndërkohë vetë Kovac i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah drejtorit sportiv të Eintracht nuk ka dashur të komentojë kalimin e tij te Bayerni duke nënvizuar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë gjatë një të enjteje që ka qenë vërtetë një ditë e çmendur për të.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/bajerni-zyrtarizoi-trajnerin-kovac-por-klubi-i-kroatit-akuzon-eshte-ende-nen-kontrate-me-ne/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb