I trazuar shumë nga zërat e merkatos gjatë verës, Nedim Bajrami ka humbur jo pak nga shkëlqimi i një sezoni më parë. Në rendimentin e tij ka ndikuar jo pak ky detaj, por dhe fakti se Empoli ndryshojë trajner, në sytë e Zanetti-t nuk është i paprekshëm. Bajrami po përpiqet të kthehet sërish në nivele të larta, për të bërë më në fund atë hap cilësor që nuk mundi ta bënte gjatë verës.

Bajrami
Bajrami

Në fakt ekipet e interesuara për shërbimet e tij mbetet të njëjta, mbi të gjitha Fiorentina. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve për ekipin vjollcë, nëse ecën gjatë në Evropë, do t’i duhen përforcime të tjera në janar, për të përballuar një sezon të gjatë në garë në dy fronte. Bajrami mbetet një profil që do të investonin me dëshirë gjatë merkatos së janarit, gjithnjë nëse arrijnë të gjejnë një kompromis me presidentin e Empolit.

Nedimi
Nedimi

Lazio mbetet gjithashtu një skuadër që vijon ta ndjek nga pranë, nëse Corsi pranon një çmim të arsyeshëm, Bajrami mund të transferohet në kryeqytet. Nedim Bajrami ka një kontratë me Empolin deri në 2024, dritarja e janarit do të ishte e përshtatshme që presidenti i klubit toskan të futej në negociata, për të mos rrezikuar që pas një viti ta humbas falas. Presidenti i Empoli, por dhe vet Bajrami, shpresojnë shumë që fantazisti kuqezi të rikthehet sërish në nivele të larta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb