TIRANË

Një dhuratë e veçantë nga Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj sot në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24. Bujar si gjithmonë, Baba Mondi siç e thërrasin të gjithë ka surprizuar me shportën plot me ëmbëlsira.

Më i veçanti ishte mjalti për të cilin Baba Mondi tha: “Ai është mjaltë dhe ne menduam të bëjmë diçka të veçantë për këtë festë. Është e ëmbëlsirës dhe më ëmbëlsirë se mjalti s’ka besoj. Ka dhe ajetin kuranor aty që është ilaç për njerëzimin”.

“Bleta është një specie që e përmend Kurani, e quan me madhështi e lavdëron vetë Kurani”, tha më tej Ferdinand Samarxhiu, analist i besimeve fetare, mjeshtër i madh.

“Për rregullin, disiplinën dhe atë që sjell bleta është e veçantë në të gjithë botën dhe prandaj dhe Kurani e madhëron, e lavdëron”, theksoi Baba Mondi.
Ndërsa moderatorja Rudina Xhunga pati një urim. “U shtoftë mjalti mes nesh”, tha ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb