Nga Zonja Katerina
Përbërësit
12 petë për bakllava, 500 gr arra arabe, 100 gr gjalpë
Sherbeti:
1 gotë ujë
1 ½ gotë sheqer
1 fetë limon
Përgatitja
Grijmë fillimisht arrat në një makinë grirëse.
Në tryezë hapim petët e gatshme. Marrim petën e parë, vendosim në mes okllainë dhe palosim petën një herë rreth okllaisë, bëjmë më pas një rrjesht me arra të grira, e mbështjellim përsëri petën rreth okllaisë lehtë dhe më pas e largojmë me kujdes okllainë nga peta. Petën e bërë si role të gjatë e ndajmë në dy pjesë dhe çdo pjesë e mbështjellim duke e rrudhosur si kërmill. I vendosim në një tavë bakllavatë në formë dredhaniku dhe vazhdojmë këtë procedure dhe me petët e tjera.
Shkrijmë gjalpin dhe e hedhim mbi bakllavatë. I vendosim më pas në furrë të piqen në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.
Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe e lemë të ziejë për 3-4 minuta. Më pas shtojmë fetëzën e limonit. Pasi të jetë pjekur bakllavaja e heqim nga furra dhe ashtu të ngrohtë e sherbetosim me sherbetin e nxehtë. Sherbetin e hedhim në mënyrë graduale, e lemë që të përthithet mirë nga bakllavaja dhe më pas e kemi gati për ta servirur.