NGA ZONJA VJOLLCA*
1 pako peta për bakllava
150 gr gjalpë
300 gr hallvasi
200 gr arra
2-3 lugë gjelle sheqer
Për sherbetin:
2 gota sheqer
2 gota ujë
2 lugë gjelle lëng limoni
Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe vendosim sherbetin në zjarr. Lyejmë petët me gjalpë duke i vendosur njëra përmbi tjetrën 4-5 petë. Vendosim hallvasinë në një vijë të drejtë horizontalisht të thërrmuar me dorë. Mbi hallvasi vendosim arrat e thërrmuara, i pudrosim me pak sheqer dhe i mbledhim petët role. Presim pak anët dhe e vendosim në tepsinë e lyer me gjalpë. Kështu vazhdojmë derisa të mbushet tepsia. I presim roletë në gjatësinë që dëshirojmë, i lyejmë me gjalpë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
(m.k/Vila24/BalkanWeb)