Merita Lala nga Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se po përpiqen që të miturit e akuzuar për kryerje të veprave penale, të mbështeten që të mos mbeten aty, por të mund të kenë perspektivë integruese.

“Shërbimi i ndërmjetësimit bën që të miturit të mos dënohen rëndë, por ata të mund të kenë mundësinë që të riintegrohen në shoqëri. Të miturit kanë nevojë për mbështetje, që ata të mos kenë pasoja për atë që do të bëjnë më vonë në jetën e tyre”, tha Lala ndër të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb