Bekim Balaj ka qenë shumë i zhgënjyer pas humbjes me Skocinë, pasi ka humbur disa mundësi të mira para portës kundërshtare të cilat mund të vulosnin fatin e ndeshjes. Balaj theksoi se gjithsesi, ekipi duhej të prodhonte më shumë dhe se ndeshja me Skocinë në nëntor do të vendoste fatin e grupit.

“Mendoj që nga fillimi ndeshjes që Skocia do të luante me presing, agresiv, u munduam të arrijmë të kontrollojnë lojën të mos i lejojmë të shënojnë në fillim të ndeshjes, rrezikuan disa momente, por pjesën e parë e mbyllëm pa gola. Në pjesën e dytë kishim raste shumë të mira, duhet t’i shfrytëzoja, ndoshta edhe për fat nuk arrita të shënoj. Sigurisht na penalizoi se ishte 1-0 se një gol barazonte rezultatin dhe rrjedha mund të ishte tjetër, sigurisht që duhej të bënim akoma më shumë në këto ndeshje.”

Balaj e lë të hapur garën për kreun e grupit:”Jemi në pozicion të mirë, pavarësisht humbjes së sotme. Do luajmë në Izrael për pikë. Ndeshja në Shqipëri me Skocinë do të jetë ndeshje që do përcaktojë kokën e grupit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: