Bekim Balaj vazhdon që nga sezoni i kaluar, të jetë kryefjala e golashnëuesve në Superiore. Me dopietën e tij kundër Tiranës mban vendin e parë ndër golashënuesit, ndërsa ndodhet në kuotën e 10 golave.
Dinamo, që ka dhe sulmin më produktiv të kampionatin, sheh dy përfaqësues në “Top 5” golashënuesit. Bëhet fjalë për Zabërgjën me 9 gola dhe Mandelën me 8 gola.
Arsen Lleshi spikati me tripletën e tij në javën e fundit kundër Teutës. Kështu tashmë është kuotën e 7 golave në total. Me të njëjtën shifër është dhe Emir Rashica nga Skënderbeu.