Bekim Balaj vesh kostumin e të zotit të shtëpisë dhe mirëpret Bernard Berishën te Terek Grozni. Sulmuesi kosovar, i cili para disa ditësh u transferua në Çeçeni nga Anzhi Makhaçkala, sot postoi në “Instagram” një foto duke pozuar me fanellën e Terekut, por gabimisht shkruan se do të jetë pjesë e skuadrës nga Grozni nga sezoni i ardhshëm.

“Nga sezoni i ardhshëm do të luaj për ekipin e Terek Groznit. Unë do të doja të falënderoj të gjithë ekipin, fansat e mi dhe mbështetësit për sa kohë isha tek Anzhi. Falënderoj për mikpritjen që më është bërë në Dagestan. Me respekt, Bernard Berisha”, shkruan 25-vjeçari.

Mes pëlqimeve dhe komenteve të shumta është edhe ai i Balajt, i cili i uron mirëseardhjen Berishës në anglisht: “Mirë se vjen Bernard Berisha”.

Berisha

Së bashku me Odise Roshin, sulmi i Terek Groznit do të flasë i tëri shqip në gjysmën e dytë të sezonit./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: