Michael Ballack nuk fshihet më. Ish-mesfushori gjerman tashmë ka dalë hapur përkrah modeles Sofia Shnajderhan. Bukuroshja 23-vjeçare përflitej prej kohësh që kishte një marrëdhënie sentimentale me Ballack, por ky i fundit deri tani kishte qëndruar në heshtje të plotë.
Megjithatë, në një postim të fundit në rrjetet sociale, Sofia ka hedhur një tjetër foto nga pushimet që po kalonin së bashkë dhe këtu një koment me zemër i Balak nuk lë më vend për dyshime.
Ngjarja ka bërë shumë bujë jo për shkak të diferencës së moshës mes 48-vjeçarit Balak dhe bukuroshes 23-vjeçare, por se ajo ishte një mikë shumë e afërt e Emilios, djalit të Ballack i cili u nda nga jeta në një aksident tragjik në moshën 18-vjeçare, në vitin 2021.
Ballack dhe Sofia mendohet se kanë filluar të takohen që në ditët pas vdekjes së Emilios dhe lidhja mes tyre ka nisur në vitin 2022, për të dalë tashmë plotësisht në skenë.
(BalkanWeb)