Alec Baldwin duket se e ka marrë seriozisht palestrën.

Ai ka bërë një veprim të pazakontë gjatë emisionin The Tonight Show të Jimmy Fallon.

Aktori ishte i ftuar në këtë emision të dielën dhe tregoi fizikun e tij të ri.

“Dëshironi të shihni se sa peshë kam humbur?”. “Jeni gati?- kishte pyetur 61-vjeçari para se t’i lëshonte pantallonat që t’i binin poshtë.

61-vjeçari u ngrit në këmbë dhe la pantallonat e tij të binte në dysheme, duke shpalosur kështu figurën e tij të re.

Alec është kthyer në sezonin e ri të Saturday Night Live për të vazhduar interpretimin e karakterit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb