Ky është momenti i pabesueshëm kur një balenë gjigande kalon fare pranë turistëve pasi kërceu nga uji.

Pamjet janë filmuar nga turistët që ndodheshin në një tjetër varkë pranë gjirit Quepos në Kosta Rika.

Uji i oqeanit ishte i qetë kur papritur balena kërcen duke shkaktuar një dallgë të madhe që lagu të gjithë turistët.

Edhe pse ishin disa sekonda paniku të gjithë filluan duke duartrokitur dhe brohoritur për atë që sapo kishte ndodhur.


BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: