Balerina Xenia Karelin u dënua nga një gjykatë në Rusi me 12 vjet burg për “tradhti” sepse dhuroi 50 dollarë për OJQ-në Razom në favor të Ukrainës. “Gjykata e shpall Ksenia Karelinën fajtore për tradhti dhe e dënon me 12 vjet burg”, shkruhej në vendimin e gjykatës në qytetin e Yekaterinenburgut.

Vetë Karelin, e cila ka shtetësi të dyfishtë (ruse dhe amerikane) u deklarua fajtore për paratë që dha në shkurt 2022.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg për Karelin pasi ajo u akuzua për mbledhjen e parave për të blerë municion për ushtrinë ukrainase. Balerina, e cila punonte edhe në Los Anxhelos, u arrestua shkurtin e kaluar në Yekaterinburg teksa vizitonte të afërmit.

Dënimi i Karelin pasoi dekretin e Putinit prillin e kaluar, në të cilin presidenti rus rriti dënimin maksimal për tradhti nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb