TIRANE

Teksa flitet një vetëdorëzim të Klement Balilit, që e pranoi edhe vet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat për këtë fakt. Përmes një postimi të dytë në ‘Twitter’ Rama pohon se ky ishte operacion i sofistikuar. Më pas ai shton; ‘Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij?’

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës? Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë?Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij?”, shkruan Rama.

I pari që publikoi lajmin ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ku qytetarit dixhital informonte se Balili ishte vetëdorëzuar në polici. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ e konfirmuan këtë fakt nga burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kujtojmë se faktin që Balili tashmë është pas hekurave e konfirmoi edhe ministri Lleshaj në një dalje publike për mediat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb