Balina Bodinaku plotësonte dyshen e opinionistëve në “Big Brother Vip 1”, ku në krah kishte Arbër Hajdarin. Gjatë këtij rrugëtimi ajo do të mbahet mend për analizat e mprehta, por edhe debatet me ish-konkurrentët, më konkretisht me dy prej tyre, Meridianin dhe Beatrix.

Së fundmi, e ftuar në emisionin e gazetares Aulona Musta, Bodinaku, tregoi se eksperienca në Big Brother ka qenë sfiduese. Megjithatë, ajo u largua nga formati, dhe ka ndarë dy momente të vështira për jetën e saj. E para kishte të bënte me lidhjen dashurore që nisi në moshën 17-vjeçare dhe i dha fund 10 vite më pas dhe e dyta me një problem shëndetësor.

“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore,” ka rrëfyer Balina

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb