E para faqe online në Ballkan dhe njëkohësisht portali i lajmeve më i klikuar në Shqipëri, BalkanWeb ka arritur një sukses edhe në rrjetet sociale.

Portali është verifikuar nga Instagram, me llogarinë që ka arritur të gjitha kriteret që duheshin për ta bërë të mundur një gjë të tillë.

Përveç se duke i lexuar lajmet në faqe apo në aplikacionin “BW” nëpër smartphone, duke i bërë ‘Follow’ BalkanWeb (https://www.instagram.com/balkanweb_official/?hl=en) në Instagram do të mund të azhurnoheni me lajmet më kryesore nga vendi, bota dhe jo vetëm.

Balkan
Balkan

Çdo foto e postuar aty do të jetë e shoqëruar me linkun përkatës që ju dërgon automatikisht në faqe ku mund të lexoni lajmin e plotë.

Pas bërjes “Verified” në Youtube, dhe në Instagram, pritet që edhe Facebook të verifikojë BalkanWeb.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: