Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” foton e oficerit të sigurisë në Portin e Durrësit, Ardian Begës, i cili u arrestua sot nga policia, pasi është njëri prej tre shqiptarëve, që pritën kontenierët me kokainë të ardhur nga Greqia.

Në foton që sjell më poshtë “BalkanWeb”, shihet Bega, në momentin që nxjerr pakot nga kontenieri në Portin e Durrësit, të futura në një çantë, që e mban në krah. Bega mendonte se në pako kishte kokainë, por në fakt, në to rezultoi të kishte oriz.

Kjo për faktin se trafiku i lëndës narkotike ishte pikasur që në Greqi, nga policia fqinje dhe DEA amerikane, të cilët më pas kishin bërë zëvendësimin e 137 kg kokaine me oriz në Portin e Pireut dhe kishin mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontenierit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainë greko-shqiptar.

Bashkë me Begën, policia ka arrestuar edhe Altin Mislihakën, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e avokatit shqiptar, Gentian Malindi, pasi të tre këta shtetas kanë rezultuar të jenë pritësit e kokainës.

Ardiani
Ardiani

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb