Për kryeministren e Rumanisë Viorica Dancila, Bashkimi Europian ka nevojë për një impuls shumë më të fuqishëm në politikën strategjike të zgjerimit, pasi unioni nuk është i vetmji lojtar në Ballkanin Perëndimor.

“Jam e njohur që pëballë BE-së ka probleme komplekse dhe ka presione të brendshme e të jashtme, që apelojnë për solidaritet mes vendeve anëtare. Në këtë kontekst uria për tu zgjeruar duket I ulur, ndërsa vëmendja zhvendoset në tema të tjera. Të mos vendosësh tani integrimin e Ballkanit Perëndimor, përmes një formule të besueshme dhe me një axhendë të parashikuar, do të ishte bjë gabim I madh strategjik, në kushtet kur BE nuk është lojtari I vetëm në ballkanin Perëndimor.” – tha ajo

Nga kryeqyteti rumun Bukuresht, ku mori pjesw nw Forumin Rajonal “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, pak ditë para vendimit të Këshillit Europian për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrougkalos, aktualisht deputet i Sirizës, i cili edhe pse tha se vendi i tij mbështet prespektivën europiane të rajonit, parashtroi pretendimet jo të reja për të ashtuquajturat të drejta mbi pronën të minoritetit grek në Shqipëri.

“Ne mbështesim plotësisht kandiaturën e Shqipërisë në Europë. Por ne mendojme se është parakusht që lidhet me minoritetin tonë atje, sidomos e drjeta e tyre për vetëvendosje. Ne ende presim disa vendime të nevojshme për censusin e ardhshëm për tu zhvilluar. Gjithashtu, jo thjesht në të mirën e minoritetit tonë atje, por më së shumti për mbrojtjen e zbatimit të ligjit, zgjidhjen bazuar në standardet europiane për çështje të së drejtës mbi pronën, që lidhen me zhvillimin e turizmit në bregdet në Shqipëri, që përfshin shumë nga njerëzit tanë atje.”

Pjesëmarrës në forum, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla theksoi se BE duhet te vazhdoje politikën e dyerve të hapura.

“Procesi integrimit europian është i vetmi proces që siguron paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajonin tonë. Është shumë e rëndësishme që BE të vazhdojë politikën e dyerve të hapura dhe patjetër që ne e dimë që ky proces bazohet në merita dhe reforma. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë gjithçka u është kërkuar nga Komisioni Europian dhe vetë Komisioni dhe Parlamenti Europian kanë njohur plotësimin e të gjitha kushteve deri më tani. Është në besueshmërinë e BE-së që Këshilli Europian pas 10 ditësh të japë një mesazh polizitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.” u shpreh Balla

Pjesë e këtij forumi ishte edhe përfaqësues të vendeve të tjera të rajonit, të cilën nënvizuar rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb